Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për plagosjen e 2 vëllezërve shqiptarë në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali.
Sipas mediave italiane policia ka arrestuar edhe 5 persona të tjerë, përveç një 19-vjeçari, i cili u arrestua pak ditë pas sherrit, që dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj 2 vëllezërve shqiptarë.
Dy shqiptarët, njëri prej të cilëve ishte 16-vjeç u godit me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit, duke u plagosur rëndë.
Ndërkaq, raportohet se i mituri ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë për shkak se goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë.
Ndërsa vëllai i tij më i madh i cili mori një goditje në kokë, ka dalë nga spitali.
Pesë të arrestuarit së fundmi, janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal.