Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi bashkë me një shtetas të paidentifikuar, kanë dhunuar dy persona babë e bir.
Gjatë largimit, 28-vjeçari ka goditur me automjet 72-vjeçarin, i cili ndodhet në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pasi bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasit A. S., 49 vjeç dhe Sh. S., 72 vjeç (babë e bir). Gjithashtu, shtetasi D. Gj. ka goditur me automjet, shtetasin Sh. S., gjatë largimit. Shtetasi Sh. S. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.