Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj është sulmuar në stadiumin e Durrësit nga persona ende të paidentifikuar, që kanë synuar të sulmojnë atë fizikisht. Situata është krijuar gjatë kohës kur po luhej ndeshja Teuta-Skënderbeu, që u mbyll në barazim 1-1.
Mësohet se presidenti i korçarëve la stadiumin pa përfunduar ndeshja, duke arritur ta shmangë sulmin.