Një anije greke me flamur maltez është goditur nga një raketë në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, bëri me dije kompania e sigurisë detare Ambrey.
Ky është incidenti i tretë që përfshin transportuesin me shumicë, që quhet Zografia, në 24 orë.
Incidenti i së martës vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për rebelët houthi, gjatë një operacioni javën e kaluar.
Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen.
SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthi më 11 janar pas sulmeve të grupit, të mbështetur nga Irani, mbi anijet në Detin e Kuq.