Është sulmuar me armë lokali i një shqiptari në Athinë.
Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur në orën 03:11 të mëngjesit në lokalin “Venus”, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjien Patisia.
Lokali u qëllua me armë automatike duke dëmtuar xhamat dhe muret e godinës, por për fat në momentin e sulmit, lokali ishte mbyllur. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike.
Pronari i lokalit “Venus” rezulton të jetë shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës.
Nga informacionet paraprake policia dyshon se kemi të bëjmë me shantazh, ose përplasje mes bandave shqiptare që operojnë në Athinë.