Tashmë doktor Skerdi është bërë doktori më i famshëm në Shqipëri si dhe mik i shumë personazheve të famshëm, vecanërisht atyre femra. Këto të fundit janë ato që kryesisht zgjedhin klinikën e tij për të realizuar ndërhyerje estetike në fytyrë dhe trup. Disa prej tyre i kanë të nevojshme ndërsa disa të tjera e bëjnë pë të qenë “më mirë se shoqja”, por të gjitha këto (bazuar në gjykimin e publikut) kanë një emërues të përbashkët; janë bërë të gjitha njësoj. Më këtë kritikë është përballur edhe doktor Skerdi pas një videoje që postoi në Instgram të një vajze e cila kishte bërë operacion hundën . Megjithatë, Skerdi nuk i ka fshirë këto komente apo të bëjë indiferentin , por ka marrë mundimin t’iu kthejë përgjigjie disa prej tyre ku në fund iu kërkon që të mos jenë kaq paragjykues. /intv.al