Presidenti rus Vladimir Putin është informuar në kohë reale për sulmin terrorist të mbrëmjes së sotme që la të vdekur 40 persona dhe plagosi 100 të tjerë në një sallë koncerti në Moskë.
Nga ana tjetër, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Ukraina fshihet pas sulmit, do të ketë pasoja të rënda.
“Nëse ukrainasit, duke përfshirë liderët e tyre, u përfshinë në sulmin në sallën e koncerteve Crocus City Hall, ata do të duhet “të gjenden dhe të shkatërrohen”– u shpreh ndër të tjera Medvedev.