Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ka lëshuar një deklaratë pas sulmit me armë në qendrën tregtare të Mynihut duke shprehur trishtimin dhe solidaritetin me të afërmit e viktimave.
“Sulmi vrasës në Mynih më ka brengosur thellësisht. Lutjet e mia janë mbi gjithë viktimat dhe personat që janë frikësuar këtë natë. Ndjehem i lidhur më të gjithë personat që janë në aksion për të shpëtuar dhe mbrojtur jetë”-thuhet në deklaratë.
Raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 8, ndërsa dhjetra të tjerë janë të plagosur.