Numri i të vrarëve në sulmin e së premtes në mbrëmje në Sallën e Bashkisë Crocus në Moskë është rritur në 137, katër më shumë se numri i djeshëm.
Kjo është bërë e ditur nga Komiteti Hetimor Rus, i cituar nga agjencitë e Moskës, duke shtuar se në vendngjarje janë gjetur dy automatikë Kalshnikov dhe shumë municione të papërdorura.
Autoritetet shëndetësore në Moskë bëjnë të ditur se se numri i të plagosurve nga sulmi terrorist është rritur në 180.