Në një mesazh ngushëllimi drejtuar autoriteteve iraniane, presidenti rus Vladimir Putin dënoi si “tronditëse dhe mizore” sulmet që ndodhën sot në Kerman.
Sulmi ndodhi teksa po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020.
Nga dy shpërthimet e ndodhur ditën e sotme kanë humbur jetën mbi 100 persona.
“Vrasja e njerëzve paqësorë që vizitojnë një varrezë është tronditëse…”, tha presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për homologun e tij iranian Ibrahim Raishi dhe Ayatollah Ali Khamenei, sipas Kremlinit.
“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”, shtoi Putin,.