Të paktën 10 fëmijë janë në mesin e të vdekurve që la pas masakra e një dite më parë në Nice të Francës ku një person, që drejtonte një kamion, shtypi dhjetra persona dhe qëlloi me armë mbi turmën e mbledhur për të festuar Ditën e Bastijes.
Presidenti francez tha se shumë fëmijë janë ende “mes jetës dhe vdekjes”, shtruar në spital, për shkak të plagëve të marra.
Presidenti francez tha se shumë fëmijë janë ende “mes jetës dhe vdekjes”, shtruar në spital, për shkak të plagëve të marra.
Një dëshmi tronditëse vjen nga gazetarja e “The guardian”, Angelique Chrisafis, e cila shkruan në profilin e saj në Twitter atë që i ka thënë një djalë 11-vjeçar, që ndodhet ende në spital.
“Në kirurgjinë e Pediatrisë: “Gjëja më e keqe ishte numri i fëmijëve, dëmtimet, trauma serioze në kokë / gjymtyrë të thyer dhe emocion të ndjerë nga fëmijët”
Ajo citon djalin, i cili pak pasi ishte goditur nga kamioni i kishte thënë gjyshiqt të tij: Jam duke ëndërruar gjysh? A po ëndërroj?
“Djaloshi 11 vjeçar, i hedhur për tokë e i lënduar në kokë nga kamioni, i tha gjyshit: ‘Jam duke ëndërruar, gjysh? A jam në ëndërr?’”..