Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi ndaj KQZ/Gjykata e Prishtinës dënon tre të akuzuarit me 12 vite burg gjithsej

2025/07/28 at 11:05 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulmi ndaj KQZ/Gjykata e Prishtinës dënon tre të akuzuarit me 12 vite burg gjithsej

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millun Millenkoviç – Llunen, Aleksandar Vllajiçin dhe Dejan Pantiçin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022. Millenkoviç – Llune dhe Vllajiç janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Pantiçi me dy vjet burgim.


Miomir Vakiç është liruar nga akuzat, sepse nuk është vërtetuar se ka kryer vepër penale.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre katër personave dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”.

Ata akuzoheshin se kanë sulmuar zyrat e KQZ-së me bomba dore dhe mjete shpërthyese, me qëllim – siç thuhet në aktakuzë – “destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”. Sipas prokurorisë, nga ky sulm janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Millenkoviçit dhe Vllajiçit do t’iu llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Pantiç dhe Vakiç janë mbrojtur në liri. Në seancën e parë, të mbajtur në fund të janarit 2024, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Asnjëri prej të akuzuarve nuk ka qenë në sallën e gjyqit të hënën. Ata kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.

Predrag Milkoviç, avokati i Millun Millenkoviçit, e ka quajtur “katastrofal” aktgjykimin ndaj klientit të tij dhe ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë.

“Kemi shkelje thelbësore të procedurës, për shkak të dëshmitarëve që u propozuan papritur gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe u morën në pyetje në atë fazë. Prokuroria ka qenë në dijeni për ta që në kohën e ngritjes së aktakuzës, por duket se i ka fshehur me vetëdije nga mbrojtja gjatë fazës hetimore, vetëm për të futur një ‘hile të fshehur’ në proces”, u tha ai gazetarëve.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se e mirëpret vendimin e marrë në gjykatë. “Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen”, është thënë në një reagim të Prokurorisë në Facebook.

Kush është Millun Millenkoviç – Llune?

Ai përmendet si organizatori kryesor i sulmit ndaj zyrave të KQZ-së. Pas arrestimit të tij më 13 qershor 2023 në Mitrovicën e Veriut, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia kishte arrestuar “njërin nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’, i cili ka drejtuar grupe kriminale që për vite me radhë kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si terroriste.

Sveçla, po ashtu, e ka lidhur Millenkoviqin me organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan, kur tensionet shpërthyen pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Nga përplasjet u plagosën mbi 100 persona nga të dyja palët.

Në anën tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka mohuar që Millenkoviç të jetë kriminel, duke e quajtur “luftëtar të shquar për interesat kombëtare serbe në veri të Kosovës”. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte reaguar pas arrestimit, duke thënë se ka biseduar me zyrtarë ndërkombëtarë për këtë çështje.

Procesi gjyqësor dhe dëshmitë e Prokurorisë

Deklaratat përfundimtare të mbrojtjes u dhanë të premten, ku u theksua se aktakuza pjesërisht bazohet në komunikime të përgjuara përmes aplikacionit Viber. Avokatët i mohuan akuzat ndaj klientëve të tyre.

Portali “Betimi për Drejtësi”, që ndjek rregullisht proceset gjyqësore në Kosovë, raportoi se avokati Lubomir Pantoviç deklaroi se të gjitha provat e përfshira në aktakuzë mbështeten në raporte dhe dokumente policore, pa ndonjë përshkrim konkret të veprimeve të pretenduara të të akuzuarve.

Kush janë të akuzuarit për terrorizëm?

Më 6 dhjetor 2022, në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut u hodhën dy mjete shpërthyese, nga të cilat njëra eksplodoi.

Për këtë rast, më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës u arrestua Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, veprim që nxiti krizë në veri dhe vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë. Barrikadat u hoqën më 29 dhjetor, pasi një vendim gjyqësor e lejoi Pantiçin të mbahej në arrest shtëpiak.

Më 13 qershor 2023, në Mitrovicën e Veriut u arrestua Millun Millenkoviç – Llune. Arrestimi i tij u pasua nga ndezja e sirenave të alarmit në qytet, çka solli grumbullime të qytetarëve. Gjatë periudhave të tensionuara në veri, këto sirena janë përdorur për të mobilizuar popullatën – dyqanet, barnatoret dhe hapësirat komerciale mbylleshin, ndërsa grupe të organizuara dilnin në rrugë ose vendosnin barrikada.

Nuk dihej kush i menaxhonte këto sirena, por në dhjetor 2023, Policia e Kosovës njoftoi se kishte konfiskuar në Mitrovicën e Veriut një sirenë alarmi me gjashtë altoparlantë.

Aleksandar Vllajiç u arrestua nën dyshimin se kishte mbledhur dhe transmetuar informacione konfidenciale për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). Ai u akuzua më pas në një rast të veçantë për spiunazh dhe në fillim të qershorit u dënua me pesë vjet burg. Vllajiq e pranoi fajësinë për rastin e spiunazhit, por e mohon përfshirjen në sulmin ndaj KQZ-së.

Gjatë gjykimit, prokuroria paraqiti prova se edhe Miomir Vakiç ka qenë i përfshirë në sulm. Janë prezantuar mesazhe që ai ka shkëmbyer me të akuzuarin Dejan Pantiç, në të cilat Pantiç shkruan: “Këtu po bien dardhat”, ndërsa Vakiç i përgjigjet: “hidhuni ndonjë mollë”. Sipas prokurorisë, kjo gjuhë e koduar nënkuptonte vendndodhjen e policisë dhe përdorimin e bombave. REL

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne
Bota

Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

28 Korrik, 2025 6:11 pm
Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi
Bota

Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi

28 Korrik, 2025 6:09 pm
Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës
Aktualitet

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës

28 Korrik, 2025 6:05 pm
Marrëveshja tregtare SHBA-BE, Kryeministri francez: Ditë e errët për Evropën
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, Kryeministri francez: Ditë e errët për Evropën

28 Korrik, 2025 6:03 pm
Guardiola paralajmëron tërheqjen nga trajnimi: Koha ime po vjen drejt fundit
Sport

Guardiola paralajmëron tërheqjen nga trajnimi: Koha ime po vjen drejt fundit

28 Korrik, 2025 6:00 pm
Para
Plazhet e jugut magjepsin të huajt/ Fundi i korrikut me fluks pushuesish

Plazhet e jugut magjepsin të huajt/ Fundi i korrikut me fluks pushuesish

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore me Italinë në gusht

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme

15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme
















TE FUNDIT

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
28 Korrik, 2025

Një tjetër hap drejt teknologjisë së së ardhmes vjen nga Kina. Kompania Unitree Robotics ka prezantuar robotin e saj më...

Lexo më shumë

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
28 Korrik, 2025

Kampionati Evropian i Femrave “UEFA Women’s EURO 2025” ka shënuar një tjetër pikë historike për futbollin e femrave, duke thyer rekordin...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
28 Korrik, 2025

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
28 Korrik, 2025

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri. Ndërkohë, një helikopter operon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com