Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po mban fjalën e tij në protestën e thirrur këtë të martë paralelisht me punimet e samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Me dy gishtat lart Meta tha se koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara.
Po ashtu Meta akuzoi Ramën për sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
“Të dashur motra dhe vëllezër, tiranas, shqiptarë kudo ku jeni. Nuk do doja të flisja gjatë, se pata fatin pak javë më parë ta bëjë këtë gjë para jush, por sot besoj se është shumë e qartë; koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendit pjellës më bastarde të kësaj tokë që orkestron në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delinkuent dhe tradhtar për zbatuesin e platformës së pastrimit etnik.”, tha Meta.