Një sulm me thikë, që ka bërë një të vdekur dhe tre të plagosur, në një stacion të Mynihut sot në mëngjes, ka një pistë me prioritet islamik, njoftoi një zëdhënës i prokurorisë së Mynihut.
“Sulmuesi, një gjerman 27 vjeç, që u arrestua, ka bërë disa deklarata në momentin e sulmit që bën të mendohet për motive politike, islamike. Natyra e saktë e këtyre deklaratave është duke u verifikuar”, tha zëdhënësi i prokurorisë.
Sipas medias lokale që citojnë dëshmitarë, agresori ka bërtitur “Allah akbar”.
Nëse pista konfirmohet, atëherë bëhet fjalë për sulmin e tretë të këtij lloji në Gjermani që prej shtatorit.
Organizata Shteti Islamik (ISIS) kishte bërë thirrje në gusht të 2015 për kryerjen e sulmeve solitare me thikë në Gjermani, që deri tani nuk ka pësuar ndonjë sulm xhihadist të shkallës së gjerë