Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi me thikë në Gjermani/ Dorëzohet i riu sirian, hetohen lidhjet me ISIS-in 

2024/08/25 at 5:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi me thikë në Gjermani/ Dorëzohet i riu sirian, hetohen lidhjet me ISIS-in 

Policia gjermane njoftoi se një 26-vjeçar sirian është dorëzuar, duke thënë se ai ishte përgjegjës për sulmin vdekjeprurës me thikë në Solingen, që shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosi tetë të tjerë gjatë një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit. Policia e Duseldorfit tha në një deklaratë të përbashkët me zyrën e prokurorit të dielën se 26-vjeçari kishte pranuar autorësinë. Hetimet kanë nisur për lidhjen e tij me grupi militant “Shtetit Islamik”, ndërsa ky i fundit mori përgjegjësinë për sulmin, pa ofruar prova. 

Policia gjermane njoftoi se një 26-vjeçar sirian është dorëzuar duke thënë se ai ishte autori i sulmit me thikë në Solingen, që shkaktoi vdekjen e tre personave ndërsa tetë të tjerë u plagosën në një festival që shënonte 650-vjetorin e qytetit. 

Policia e Duseldorfit tha në një deklaratë të përbashkët me zyrën e prokurorit se 26-vjeçari kishte pranuar autorësinë. 

“Përfshirja e këtij personi në sulm është duke u hetuar intensivisht”, thuhet në deklaratë. 

Prokurorët federalë thanë se ndaj tij rëndojnë disa akuza: vrasje, tentativë për vrasje dhe anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste. Në kohën e dorëzimit rrobat e tij ishin me gjak, njoftuan mediat gjermane. 

I dyshuari, shtetas sirian, kishte aplikuar për azil në Gjermani, konfirmoi policia për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ai jetonte në një shtëpi për refugjatët në Solingen, e cila u kontrollua. Policia arrestoi gjithashtu një djalë 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte dijeni paraprakisht për sulmin. 

Ndërkohë, prokurorët federalë gjermanë po hetojnë nëse i dyshuari ishte pjesëtar i grupit militant Shteti Islamik, tha një zëdhënës. 

Grupi e cilësoi sulmuesin si “ushtar të Shtetit Islamik” në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram të shtunën. “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”, thuhet në deklaratën e grupit, por pa u dhënë ndonjë provë për pretendimet e tij. 

Sulmi i së premtes shkaktoi frikë dhe tronditje në qytetin Solingen, një qytet me rreth 160 mijë banorë pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Duseldorfit. 

“Fakti që është dorëzuar na qetëson. Është shumë mirë që personi është dorëzuar dhe tani policia po heton. Por ajo që ndodhi është e pakuptueshme”, thotë Cord Boettcher, banor në Solingen. 

“Çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme? Unë as nuk guxoj të shkoj askund. Sigurisht që është qetësuese që ai është dorëzuar, por unë jam pa fjalë dhe krejtësisht i tronditur. Kjo mund të ndodh përsëri dhe përsëri”, thotë një tjetër banor. 

Sulmi ndodhi në mes të debatit mbi imigracionin para zgjedhjeve të së dielës së ardhshme në dy rajone, ku partitë kundër imigracionit si Alternativa për Gjermaninë pritet të arrijnë rezultate të mira./voa 

Ju sugjerojmë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Para
Pamjet e çuditshme mbi ishujt grekë, banorët: Ishte meteor 

Pamjet e çuditshme mbi ishujt grekë, banorët: Ishte meteor 

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Këto janë 4 shenjat e Horoskopit më pafat për muajin shtator

Goditi për vdekje me bastun shokun në azil/ Gjykata urdhëroi shtrimin në spital, por Zyhdi Shehu përfundon në qeli 

Vrau shokun e dhomës në azilin në Tiranë, ndahet nga jeta historiani Zydi Shehi 

TE FUNDIT

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
9 Qershor, 2025

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën...

Lexo më shumë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com