Presidenti, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me sulmin terrorist ndaj Izraelit.
Begaj u shpreh se në këto momente Shqipëria qëndron krah Izraelit.
“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, tha Begaj.
I strongly condemn the attacks on Israel by Hamas.
In these moments, we stand with #Israel.
Our thoughts are with the victims and their families.Albania stands firm against any form of terrorism.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 7, 2023