Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një alarm për udhëtarët në të gjithë botën, ndërsa paralajmëron qytetarët amerikanë për rreziqe të mundshme për shkak të një kërcënimi terrorist në rritje.
SHBA-të thonë se ka informacione për grupe terroriste që po planifikojnë sulme të tjera. Rreziku për sulme nuk vjen vetëm nga ISIS, por edhe nga Al-Qaeda e Boko Haram, sipas të njëjtave burime.
“Informacionet që disponojmë aktualisht sugjerojnë se ISIS, Boko Haram, Al Kaeda dhe grupe të tjera terroriste janë duke planifikuar sulme të reja në pjesë të ndryshme të botës dhe me armë të ndryshme”,- sqaron DASH.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, duke përfituar nga situata ka rrezik edhe për sulme nga individë të rrezikshëm dhe me prirje terroriste, siç janë “ujqërit e vetmuar”.