Në mesin e debateve për emigrantët e Lindjes së Mesme që kryen sulme seksuale në Këln një deputete laburiste thotë se nuk ka asgjë për tu habitur. Deputetja Jess Phillips thotë se ngjarje të tilla ndodhin çdo javë në Birmingham, kur vajzat dalin mbrëmjeve.
“Sulmet seksuale në Këln? Nuk janë aspak të ndryshme nga një natë e shtunë në Birmingham”, tha ajo teksa ka pretenduar se “gratë sulmohen dhe grabiten çdo fundjavë në lokalet në qendër të qytetit”.