Një azil kërkues algjerian është i dyshuari i parë që është arrestuar në lidhje me sulmet seksuale në Këln në prag të Vitit të Ri.
26 vjeçari u arrestua në një kamp refugjatësh në qytetin e Kërpenit gjatë kësaj fundjave. Ai është akuzuar në lidhje me ngacmimin e një gruaje dhe vjedhjen e telefonit të saj. Policia e Këlnit është duke hetuar 21 persona që kanë lidhje me këto sulme.