Të paktën 290 persona kanë vdekur në Sri Lankë, si pasojë e disa shpërthimeve në kisha dhe hotele luksoze, që kanë ndodhur mëngjesin e së dielës, teksa besimtarët kanë qenë duke kryer shërbimet për festën e Pashkëve.
Policia ka thënë se 24 persona janë arrestuar, ndonëse nuk dihet se kush ka kryer sulmet. Përveç të vdekurve, rreth 500 persona të tjerë janë plagosur dhe dhjetëra të huaj janë në mesin e viktimave.
Sulmet me bomba të ditës së diel, kanë shënuar incidentin më të përgjakshëm në Sri Lankë prej përfundimit të luftës civile më 2009./Opinion.al