Sulmet e përgjakshme terroriste në Paris mund të jenë koordinuar nga një “regji” belge.
“Duhet të ketë qënë një njeri që ka urdhëruar gjithë veprimet përmes mesazheve telefonike”, kanë deklaruar hetuesit.
Këto dyshime vijnë pas zbulimit të një celulari Samsung në një kazan plehrash pranë teatrit Bataclan, ku ndodhi sulmi.
Hetuesit kanë gjetur në celular një mesazh të orës 21.42, pak para sulmit, ku shkruhej: “Nisi, le të fillojmë”. Mesazhi i dërgohej një personi me vendndodhje në Belgjikë.