Është katër numri i personave të dyshuar si autorë të sulmeve gjakatare që goditën Brukselin paraditen e së martës.
Njëri prej autorëve mendohet se ishte kamikaz dhe vdiq, ndërsa tre të tjerët janë fshehur. Dy prej tyre, policia belge dyshon se strehohen në Malpek, fare pranë zonës ku ndodhën shpërthimet në metro, ndërsa i treti besohet se ka mundur të largohet në lagjen Molenbek.
Operacioni për kapjen e të dyshuarve vazhdon në gjithë Brukselin. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në banesat e tyre.