Në 406 ka shkuar numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite. Ndërkohë sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, rreth 654 persona të tjerë janë plagosur.
Televizioni shtetëror iranian raportoi dje se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran.
Gjithashtu zëdhënësja e qeverisë së Iranit, Fatemeh Mohajerani, tha se të paktën 30 gra dhe fëmijë janë vrarë gjatë tre ditëve të fundit, por ajo nuk dha një numër të përgjithshëm të vdekjeve.
Personeli i lartë ushtarak thotë se të paktën 18 anëtarë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) kanë vdekur në sulme të ndryshme, përfshirë komandantin e Forcës Hapësinore të IRGC të premten.