Skuadra e Liverpool rrezikon të marrë një dënim nga qeveri e futbollit evropian, Uefa.
Sulmet e shkaktuara dje nga tifozet e Liverpool ndaj skuadrës së Manchester City kanë bërë që Uefa të nisi një procedurë disiplinore, raporton “Sky Sport”.
Trajneri i Manchester City ka mbetur i befasuar nga ky incident që ka ndodhur ditën e djeshme, por ndërkohë trajneri i Liverpool ka kërkuar falje për këtë incident të ndodhur.
Komiteti për disiplinë dhe etik i UEFA-s ka përcaktuar që vendimi për këtë incident do të merret në datë 31 maj.
Ndeshja e Champions League midis Liverpool dhe Manchester City përfundoi me rezultatin 3-0.