Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas sulmeve që u regjistruan mëngjesin e sotëm në të gjithë Ukrainën, është shprehur se rusët “po përpiqen të na shkatërrojnë”.
Ai tha: “Shkatërroni ndërtesat ku njerëzit tanë janë duke fjetur në shtëpi në Zaporizhzhia. Vritni njerëzit që shkojnë të punojnë në Dnipro dhe Kiev. Alarmi ajror nuk ulet në të gjithë Ukrainën”.
Zelensky konfirmoi se ka “të vdekur dhe të plagosur” si pasojë e shpërthimeve.
“Ka raketa që godasin. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur,” tha ai. “Ju lutemi mos lini strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Le të jemi të fortë”,-vijoi më tej Zelensky.