Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulme në ndeshjen me Izraelin, kreu i Antiterrorit: Si zbuluam të dyshuarit

2016/11/12 at 8:57 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulme në ndeshjen me Izraelin, kreu i Antiterrorit: Si zbuluam të dyshuarit

Koordinatori Kombëtar i Luftës Kundër Ekstremizmit tregoi dje hetimet që u kryen derisa u zbuluan 3 personat e dyshuar për një sulm të mundshëm në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes me Izraelin.


Ndërsa pranoi se ka pasur një rrezik real, por për rastin e ndeshjes nuk ka pasur pritshmëri të një alarmi paraprak. Agron Sojati, i cili më herët ka qenë drejtues i strukturave të Antiterrorit, konfirmoi se në luftën në Siri dhe Irak janë vrarë 23 shqiptarë dhe 40 janë kthyer.

I ftuar në emisionin “Opinion”, në televizionin “News 24”, Sojati tha se stadiumi “Elbasan Arena” i ka kaluar të gjitha testet e sigurisë dhe nuk duhet përhapur panik.

A është e rrezikuar Shqipëria nga aktet terroriste?

Kam përshtypjen se Shqipëria gjendet në atë situatë që ka qenë për sa i përket rrezikut të një sulmi të mundshëm terrorist. Një ndeshje futbolli, pavarësisht nga axhenda, nuk e rrit shkallën e rrezikut, po flasim në nivel kombëtar apo rajonal. Nuk përjashtohet mundësia që individë apo grupe ta përdorin, qoftë edhe një ndeshje futbolli. Kjo thjesht për faktin se është një ndeshje me axhendë. Pra, dihet paraprakisht kush dhe ku. Kjo e bën më të lehtë mendimin e kujtdo që mund të marrë iniciativa të krijojë një ngacmim apo një sulm. Të themi që Shqipëria është vend imun dhe e ka kaluar këtë fazë nuk e themi pasi nuk flitet për imunitet. Pra, Shqipëria rrezikohet nga terrori dhe kjo është shprehur në të gjitha dokumentet e strategjisë për sigurinë për antiterrorin, që është miratuar në 2014-n, apo strategjinë për ekstremizmin, që është miratuar në 2015-n. Ne kemi një prezencë të hershme dhe po themi me potencë për sa i përket raportit të popullsisë, apo të peshës gjeopolitike që kemi, në të gjitha këto organizmat që janë angazhuar dhe janë në frontin e luftës kundër terrorit. Mjafton kaq për të thënë që Shqipëria nuk bën përjashtim.

Arrestimet që janë bërë së fundmi, a kanë pasur një bazë të mirëfilltë?

Absolutisht. Pa rënë në interpretim politik, nuk bëhet asnjë veprim policor pa u mbështetur në një procedurë penale. Pa pasur një miratim nga prokurori apo një vendim nga Gjykata. Kjo është tejkaluar në Shqipëri prej vitesh. Unë vetë kam pasur fatin të drejtoj struktura dhe jam shumë familjar me procedurën. Problemi është se ka gjithmonë dëshirë për informacion të detajuar të dorës së parë ndoshta dhe gjatë kohës që zhvillohen procedura të tjera hetimore. Fakti që nuk mbushet vakumi apo nevoja për informacion, duket sikur vihet në pikëpyetje edhe çështja e legjitimitetit të veprimeve, por unë për këtë jam fare i qartë se në çfarë niveli është hetimi, pastaj janë të tjera struktura që merren me këtë pjesë, por absolutisht që nuk bëhet asnjë lloj veprimi pa pasur një bazë të qenësishme.

Pra, ka elemente të qarta dhe rreziku ka qenë real?

Kam bindjen absolute që ka.

Kjo ka qenë një përpjekje për të bërë një goditje në Shqipëri, që të tërhiqte vëmendjen ndërkombëtare, apo jo? Jo thjesht goditje të Shqipërisë, por shfrytëzimi i mbërritjes së ekipit të Izraelit, çka dihet se do të shkaktonte menjëherë një lajm shumë të madh ndërkombëtar. Sa të varur jemi ne nga bashkëpunimi me partnerët për të zbuluar në kohë sulme të tilla?

Në çdo fenomen, nuk besoj se jo Shqipëria, po asnjë vend, sado resurse të ketë, nuk mund të mendojë se ka parasysh të gjithë hartën e aktiviteteve, që të jetë në gjendje për të thënë se kush janë kapacitetet. Fakti është që Shqipëria ka treguar se deri më sot ka pasur kapacitete të parandalimit të aktiviteteve apo akteve të terrorit. Ne kemi treguar se jemi në gjendje të ofrojmë siguri dhe garanci, por nuk flitet në terma absolutë asnjëherë. Personalisht nuk mendoj se grupi, kushdo të ketë qenë, pavarësisht veprimeve që janë bërë nga Prokuroria apo Policia e Shtetit, të kenë qenë në atë fazë kërcënimi, ashtu sikur është publikuar. Them se nuk duhet të jemi në atë nivel. Mos të harrojmë se kemi 23 shqiptarë që kanë humbur jetën në Siri dhe Irak. Kemi mbi 40 persona që janë kthyer dhe vazhdojnë të tjerë që të qëndrojnë atje edhe pjesë e veprimeve luftarake.

Ju keni eksperiencë edhe me ndeshjen me Serbinë, keni qenë drejtor në atë kohë. Si ka qenë atmosfera në qarkun e brendshëm?

Çdo aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm ndeshjet, pasi të rëndësishme janë edhe vizitat e personaliteteve të larta, por në rastin e ndeshjes me Serbinë kishim një precedent. Kishte ndodhur diçka në ndeshjen e parë. Pritshmëritë ishin të tilla që jo thjesht duhej të garantohej siguria, por u morën masa që të evitoheshin edhe sjelljet e pahijshme karshi një ekipi, për të minimizuar mundësinë e interpretimit me bazë nacionale e të tjera me radhë, që në fund fare i shërben një urrejtjeje që nuk e shohim prezente në terma realë as në qytetarët shqiptarë, as në qeveritë respektive. Ndërsa në rastin e ndeshjes me Izraelin, flas në kapacitetin ku jam sot, nuk kemi pasur asnjë lloj pritshmërie në raportin e një alarmi paraprak. Stadiumi i Elbasanit i ka kaluar provat dhe testet e sigurisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shkodrën. Nëse ekziston mundësia për veprime terroriste në një vend, thjesht shmangia nga ky stadium e bën të vështirë riorganizimin e grupimeve terroriste. Prandaj nuk duhet përhapur panik.

 



Ju sugjerojmë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Boshatisja e kampit në Gjadër, Meloni: Gati dekreti për të ndaluar gjyqtarët e emigracionit të marrin vendime në Apelin e Romës
Bota

Protestat masive në Milano, reagon Meloni: E turpshme

22 Shtator, 2025 8:13 pm
Para
Big Mama: Babai i Stresit më ka ‘gjuajt’! Stresi: Jo, e ke ‘gjuajt’ ti atë!

Big Mama: Babai i Stresit më ka ‘gjuajt’! Stresi: Jo, e ke ‘gjuajt’ ti atë!

Ja çfarë i tha Skënderbeu princit të Tarantes, pasi ofendoi shqiptarët

Ja çfarë i tha Skënderbeu princit të Tarantes, pasi ofendoi shqiptarët

Detajet/ Parukierja u vra pasi i kërkoi të ndaheshin

Detajet/ Parukierja u vra pasi i kërkoi të ndaheshin
















TE FUNDIT

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
22 Shtator, 2025

Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryeministri Edi Rama ka ndarë je video, ndërsa shkruan “Ej medet vajmedet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com