Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëmë në Burkina Faso. Tre persona kanë marrë një numër të madh pengjesh brenda hotelit më të madh në qytet, ku të paktën 20 prej tyre i kanë vrarë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Simon Compaore ka thënë për AFP se 126 pengjet janë liruar dhe tre agresorët janë vrarë, transmeton Koha.net.
Sulmin e ka marrë përsipër grupi terrorist Al-Kaida.