Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetarin e Bashkisë së një qyteti të vogël në perëndim të Meksikës dhe 17 persona të tjerë.
Policia thotë se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan në orën 14:00 (19:00 GMT) të mërkurën. Fotografitë në internet shfaqin ndërtesën e bashkisë të mbushur me vrima plumbash.
Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.
Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u vranë gjithashtu në masakër, me imazhe grafike të trupave të gjakosur të shtrirë në tokë që qarkullojnë në mediat sociale.
Babai i Mendoza Almeda-s, kryetarit të bashkisë u vra gjithashtu – në shtëpinë e tij – përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.
Partia e kryebashkiakut RD, ka dënuar vrasjen e tij dhe ka kërkuar drejtësi.
San Miguel Totolapan shtrihet në zemër të një rajoni të njohur si Tierra Caliente, një pjesë e dhunshme e Meksikës perëndimore e kontrolluar nga karteli i drogës.