Tre persona u plagosën në një sulm me thikë në metro në qytetin francez të Lionit, thanë autoritetet.
Mediat e huaja shkruajnë se u arrestua një i dyshuar për sulmin rreth moshës 27 vjeç, i cili është emër i njohur për policinë.
Të tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej tyre janë goditur me thikë në bark, ndërsa një tjetër në krah.
Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar për shkakun e këtij sulmi dhe zbardhjen e ngjarjes.