Një sulm me armë është regjistruar në konsullatën suedeze në Izmir të Turqisë. Sipas mediave të huaja sulmi ndodhi ne mesditë, kur një person ka qëlluar me armë, duke lënë të plagosur rëndë një punonjëse turke të konsullatës.
Sipas gazetës turke Habertürk, shkak i ngjares ka qenë procesi i vizave i autorit. Kur nuk mori përgjigjen që donte, ai qëlloi me armën që kishte marrë me vete.
Gruaja që mbeti e lënduar ka marrë plagë në gjoks dhe në këmbë. Ajo është dërguar në spital dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv./Opinion.al