Tre persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë zjarri në qendrën më të madhe tregtare të Izraelit, në Tel Aviv, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Policia ka thënë për BBC se dy prej sulmuesve janë arrestuar, ndërsa një i tretë mendohet të jetë në arrati.
Sulmi ka ndodhur në Sarona Market, që ndodhet afër Ministrisë izraelite të Mbrojtjes dhe shtabit kryesor të ushtrisë izraelite, transmeton Gazeta Express.
Pesë persona janë të plagosur rëndë, ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë të lehta, kanë bërë të ditur shërbimet emergjente.