Një sulm kibernetik dyshohet se ka ndodhur ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.
Mësohet se për këtë arsye është urdhëruar që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike nga të gjitha strukturat.
Kujtojmë se më parë në sistemet e sigurisë së Policisë së Shtetit është futur grupi i hackerave iranianë “Homeland Justice”, të cilët publikuan disa video. Po ashtu më herët janë prekur edhe sistemet TIMS apo dhe sistemi e-Albania.
Shqipëria ka akuzuar Iranin se fshihej pas këtij sulmi duke shkëputur në këtë mënyrë marrëdhëniet diplomatike pas vërtetimit të akuzave se fshiheshin ata pas sulmeve kibernetike.
Megjithatë deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me sulmin që ka ndodhur ditën e sotme./tvklan