Sistemi online i Parlamentit të Britanisë së Madhe është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike, sipas një zëdhënësi të këtij institucioni.
Ka patur përpjekje të paautorizuara për të hyrë në llogaritë online të stafit të parlamentit.
“Jemi duke hetuar këtë incident dhe po marrim masa për të siguruar rrjetin kompjuterik, duke bashkëpunuar me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike”, thuhet në deklaratën e Parlamentit.
Disa ligjvënës britanikë postuan në rrjetet sociale se kishin vështirësi për të hyrë në llogaritë e tyre online. Ndërsa në orën 15:00 me orën lokale u konfirmua zyrtarisht se kishte pasur sulm kibernetik ndaj Parlamentit britanik. /tvklan.al