Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulçebe: 6-7% e banorëve në Tiranë krijuan antitrupa ndaj COVID-19

2020/07/21 at 6:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulçebe: 6-7% e banorëve në Tiranë krijuan antitrupa ndaj COVID-19

Në kuadër të nismave shkencore për njohjen, përballimin dhe zotërimin e gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në Shqipëri, Akademia e Shkencave, nëpërmjet E-Grupit në ndjekje të pandemisë, komisionit të mjekësisë e njësive pranë saj, ka ndërmarrë disa studime.


Ndër më të rëndësishmet është ndjekja në vazhdimësi nëpërmjet testimeve serologjike të nivelit të imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2 realizuar nga specialistёt akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli.

Nga ky studim autorët dolën në konkluzionin se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativisht e kufizuar.

Ndërkohë vërehet se në kryeqytet brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksionit në komunitet, të vlerësuar në 6-7 për qind. Kjo sipas tyre është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajtur të tufës.

Imunologu Genc Sulçebe në një intervistë për “ABC News” foli për këtë studim të publikuar së fundmi për pasojat e COVID-19 në vendin tonë.

Sulcebe tha për gazetarin Endri Xhafo se qëllimi i këtij studimi ishte të bënte një studim të pozitivitetit të antitrupave ndaj këtij virusi në qytetin e Tiranës ku është përqendruar edhe numri më i madh i rasteve.

“Qëllimi i studimit ishte të bënte një studim të pozitivitetit të antitrupave ndaj këtij virusi në qytetin e Tiranë ku është përqendruar edhe numri më i madh i rasteve. Në fund të majit u bë një sondazh fillestar me dhuruesit e gjakut në bashkëpunim me qendrën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut. Në 128 dhurues u gjet vetëm një pozitiv. Pra një pozitivitet prej 0.8% që është mjaft i ulët.

Pra tregon se në tre muajt e parë të epidemisë, në mars, prill dhe fillim të majit qarkullimi i virusit ka qenë shumë i kufizuar. Një muaj më pas, javën e parë të korrikut në bashkëpunim me katër qendra shëndetësore të Tiranës bëmë një studim në 264 individë të përzgjedhur rastësisht në këto qendra.

Këta individë nuk kishin sëmundje dhe doli një pozitivitet i përgjithshëm nga 264 individë prej 6.4 % në një popullatë të përgjithshme prej 202 mijë banorë. Ajo që ishte interesante është se midis qendrave të ndryshme kemi variabilitet të ndryshueshmërisë së pozitivitetit.

Më e lartë ishte në qendrën shëndetësore nr.9. Mesatarisht ishte në qendrën shëndetësore numër 3 me 6.3%. Ndërkohë në qendrën shëndetësore nr.8 ishte më e ulët , me 2.8%. Në Laprakë, në qendrën shëndetësore nr.7  përqindja ishte zero në 47 individë.

Por ajo që ka rëndësi ishte se në Tiranë ishte 6.4%  dhe mesa duket edhe brenda Tiranës ka ndryshueshmëri të madhe sipas lagjeve apo vatrave. Dihet tashmë se kjo epidemi është në formën e vatrave. Është me vatra sepse infeksioni në përgjithësi është në komunitetet e ngushta. Dendësia e popullatës dhe kontaktet e shumta luajnë rol të rëndësishëm.

Në vendet ku popullata është më pak e dendur përqindja është me ulët. Duhet të kemi parasysh se kjo përqindje paraqet qarkullimin e infeksionit tre katër muajt e parë që tek ne ka qenë i kufizuar edhe për arsye të kufizime. Në vendet e tjera virusi ka qarkulluar disi më tepër. Aktualisht kemi rritje të infeksionit dhe padyshim mund të kemi rritje dhe shifrat tona mund t’i afrohen atyre Evropiane”, sqaroi imunologu.

Është pozitiv apo negativ rezultati me një pozitivitet prej 6.4% në raport me Evropën ?

Sulçebe: Nuk ka rëndësi përqindja, por është një fakt që tregon se jemi shumë larg imunitetit të tufës. Pra 50-60% e popullatës kanë rënë në kontakt dhe ka fituar njëfarë imuniteti atëherë nuk përhapet infeksioni, pra në jemi shumë larg kësaj.

E kemi të pamundur të parashikojmë se kur do të arrihet imuniteti i tufës?

Sulcebe: Është shumë vështirë të parashikohet sepse varet nga variabla shumë të ndryshme, por në duhet të përpiqemi që përhapja e virusit të jetë sa më e ngadalshme. Nuk duhet ta lemë në mënyrë të natyrshme përhapjen e infeksionit.

Përhapja natyrale drejt imunitetit të tufës sjell një sëmundshmëri shumë të lartë. Masat për ndalimin e infeksionit që duhet të jenë sa më të forta ndikojnë në këtë shpejtësi. Pra më rëndësi është minimizohet rritja e infeksionit, e vetmja mënyrë është parandalimi. Dhe kjo arrihet me anë të mbajtjes së maskave. Mbajtja e maskave ka treguar se në 80 % të rasteve e ul infeksionin.

Në fillimet e pandemisë nuk e rekomandonin maskën, ku janë sot studimet që deri dje na thonin që maska nuk është element mbrojtës?

Sulcebe: Ky infeksion ka ardhur në mënyrë të papritur. Autoritetet kanë qenë të dyzuar. Çdo hipotezë që maskat luajnë rol negativ ishte pabesueshme, ne e kemi thënë që në fillim se janë një element mbrojtës. Por një gjë ka qenë e qartë se ky infeksion del dhe merret nga rrugët e frymëmarrjes.

Pra ka pasur disa hezitime për mbajtjen e maskave. por tani dalëngadalë të gjithë po shkojnë drejt asaj që duhet të bashkëjetojmë me këtë virus dhe bashkëjetesë do të thotë që ne të ruhemi. Parandalimi bëhet nëpërmjet maskës. Ne duhet të shkojmë drejt kësaj kulture dhe të kuptojmë që kjo është e vetmja mënyrë për ta parandaluar./ Abc News



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Drejtoresha e ISHP flet për ndalimin e hapjes së lokaleve të natës

Drejtoresha e ISHP flet për ndalimin e hapjes së lokaleve të natës

“Ne ia dolëm”, ministri i Shëndetësisë në Itali: Më e keqja ka kaluar

"Ne ia dolëm", ministri i Shëndetësisë në Itali: Më e keqja ka kaluar

Ndryshimet kushtetuese, Rama nënshkruan marrëveshjen me opozitën e re

Ndryshimet kushtetuese, Rama nënshkruan marrëveshjen me opozitën e re
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com