Përplasje mes Dashnor Sulës dhe Elisa Spiropalit pati në Kuvend pasi zv/kryeministja Belinda Balluku u shfaq në seancën plenare.
Gjithçka nisi pasi kryetarja e Kuvendit tha se është jashtë vendit.
Deputeti i PD, Dashnor Sula iu drejtua Spriopalit duke i thënë se është kapur në flagrancë duke gënjyer, pasi tha se Balluku ndodhej jashtë, ndërkohë që kjo e fundit pak minuta më vonë hyri në sallë.
Spiropali e mohoi duke thënë se nuk ka gënjyer dhe i kërkoi Sulës të tërhiqte fjalët mbrapsht duke kërkuar ndjesë.
Pjesë nga debati:
Sula: Ju vazhdoni të bëni, gabim pas gabimi dhe gënjeshtre pas gënjeshtre, dhe sot zonja kryetare jeni kapur mat duke gënjyer. Përpara 1 ore e gjysmë
Spiropali: Nuk ta lejoj. Unë nuk gënjej kënd. Nuk ta lejoj. Nuk mund të më thoni mua që gënjej. Kërko faje dhe vijo për procedurë.