Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Hungaria.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se me anëtarësimin e Suedisë në NATO, aleanca bëhet më e fortë dhe më e bashkuar.
“Mirë se vini, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se Hungaria ka qenë vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e ka bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike.
Hungaria e ka zvarritur procesin kryesisht për shkak të kritikave të Suedisë për nivelin e demokracisë në Hungari, nën udhëheqjen e Orbanit./Opinion.al
Welcome, Sweden, as the 32nd member country of NATO.
Our alliance is now even more robust and united, strengthening our collective security and values.#StrongerTogether
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 26, 2024