Stuhia e fuqishme që goditi pjesën qendrore të vendit ka shkaktuar probleme dhe në zonën e Elbasanit.
Reshjet me intensitet të lartë dhe era e fortë e përfshinë qarkun e Elbasanit për rreth dy orë.
Në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, është shkëputur një pemë dukë rënë në njërën anë të rrugës.
Menjëherë ka mbërritur policia rrugore që ka normalizuar lëvizjen e mjeteve. Ndërkohë emergjencat civile po punojnë për lirimin e rrugës.
Ndërkohë edhe në Elbasan ka pasur degë të thyera pemësh apo edhe përmbytje në rrugë kryesore.