Një efektiv i policisë ka mbetur i plagosur si pasojë e stuhisë që përfshiu kryeqytetit ditën e sotme.
Paraprakisht bëhet e ditur se, si pasojë e reshjeve është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë një 37-vjeçar, efektiv i policisë.
Punonjësi i policisë ka qenë në shërbim në afërsi të “Pallatit me shigjeta” në momentin e incidentit. Mësohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e reshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al