Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stuhia “Ciaran”/ Balluku: Të gjitha strukturat në terren, punohet në pikat problematike

2023/11/04 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku: Bonus tjetër prej 50 mijë lekësh në shtator për pensionistët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka publikuar raportin e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili tregon se në çfarë gjendje ndodhet vendi pas reshjeve të dendura të shiut.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku njofton se rreth 1100 punonjës të OSSH-së janë në terren pas situatës së motit të keq.

Ajo thotë se aktualisht jashtë funksionit janë 16 fidera dhe për këtë arsye ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë.

Balluku thekson se në akset rrugore ka pasur rënie gurësh e materialesh, por qarkullimi vijon normalisht.

“Raport i MIE mbi situatën në vend

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar në vend gjatë mbrëmjes dhe orëve të paradites së sotme. Janë raportuar disa problematika, ndërkohë që të gjitha strukturat nën varësinë e MIE ndodhen në terren ku po punohet, pavarësisht vështirësive të motit, për normalizimin e situatës në pikat ku janë evidentuar problematika.

ENERGJIA

Aktualisht janë jashtë funksionit 16 fidera, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë. Në terren për normalizimin e situatës janë 1100 punonjës të OSSH.

Në të gjitha linjat e transmetimit dhe nënstacionet e OST nuk ka pasur asnjë avari apo ndërprerje të energjisë. Në kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por të cilat janë të menaxhueshme.

AKSET RRUGORE

Në rajonin Verior ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona të segmenteve Skuraj-Peshkopi, Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Kukës – Shishtavec, Vau Dejës – Pukë, Bajram Curri – Valbonë, Qafë Mali Fierzë Ura e Fanit – Kryqëzim Hadroj, Bujan – Qafë Morinë, është punuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme dhe në këto segmente qarkullohet normalisht.

Në rajonin Qendror problem është krijuar vetëm tek zona “Shkëmbi Kavajës” ku ka pasur prani uji në korsinë e djathtë. Qarkullimi vijon normalisht. Në aksin Elbasan – Qafë Thanë ka patur rënie gurësh të cilat janë pastruar gjatë natës.

Në rajonin Jugor, është punuar pandërprerje për pastrimin e aksit Përmet – Çarshovë, ku tashmë qarkullimi vijon normalisht. Gjithashtu, rënie materialesh në rrugë ka pasur edhe në Zëmblak – Dogana Goricë, në zonën e Muzinës, Levan – Damës dhe Damës – Tepelenë. Korçë – Voskopojë, Berat – Çorovodë, Ura e Gjormit – Ura e Laskos, Podgorie – Liqenas, por janë pastruar dhe qarkullimi kryhet pa problematika.

FURNIZIMI ME UJË

Në rajonin UK Elbasan, bashkia Peqin, për shkak të ndërperjes së energjisë elektrike ka pasur stakim në stacionet e pompimit. Në rajonin UK Korçë, bashkia Maliq, u rikthye energjia elektrike dhe stacionet e pompimit janë në punë.

Në rajonin UK Gjirokastër, aktualisht shfaqen probleme furnizimi në fshatin Humelicë, Gjirokastër dhe fshatin Stegopul, Libohovë për shkak të dëmtimit të tubit të furnizimit për depot e këtyre dy fshatrave.

Në rajonin UK Pogradec, gjatë natës ka pasur ndërprerje të shërbimit në fshatin Gurras dhe Zervaskë, pasi po kryhen punime tek stacioni i pompimit Gurras.

Në rajonin UK Durrës dhe Lezhë, ka pasur reshje të dendura shiu duke ngarkuar infrastrukturën e kanalizimeve, por situata është kthyer në normalitet.

PORTET DHE AEROPORTET

Në Portin e Durrësit nuk janë shfaqur problematika si dhe nuk ka pasur pezullim të operacioneve portuale. Tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara. Edhe në Portin e Vlorës nuk janë raportuar problematika.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit deri më tani nuk raportohen problematika”, shkruan Balluku në facebook./Opinion.al

Etiketa: belinda ballukumotreshje shiu


Ju sugjerojmë

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
Aktualitet

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

24 Janar, 2026 1:25 pm
Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
Sport

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

24 Janar, 2026 1:13 pm
Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
Bota

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

24 Janar, 2026 12:50 pm
Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës
Aktualitet

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

24 Janar, 2026 12:25 pm
Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
Kronikë

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

24 Janar, 2026 12:24 pm
Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë
Kronikë

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

24 Janar, 2026 12:23 pm
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe
Bota

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

24 Janar, 2026 10:59 am
A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Para
Punonjëset e fabrikës në Bathore dërgohen në spital me shenja asfiksie

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, lëndohen dy persona

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare prezanton masat e reja për aktivitetin e mjeteve lundruese

Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare prezanton masat e reja për aktivitetin e mjeteve lundruese

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Dalin përgjimet e policëve të ‘Rrugores’ që merrnin ryshfet
















TE FUNDIT

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
24 Janar, 2026

Kur na ndajnë edhe pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

Skema për t’u dhënë fëmijëve nënshtetësi amerikane, Ambasada e SHBA: E papranueshme
24 Janar, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të opozitës. Në njoftimin e publikuara në faqen zyrtare...

Lexo më shumë

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari

Vdekja e vajzës së lojtarit, shtyhet ndeshja Tirana–Flamurtari
24 Janar, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij,...

Lexo më shumë

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur
24 Janar, 2026

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine në jugperëndim të Kolumbisë, pranë kufirit me Ekuadorin, ka lënë të vdekur nëntë persona dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com