Qyteti i Elbasanit është goditur pasditen e sotme nga rrebeshe të fuqishme shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit.
Reshjet e dendura kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në qytet si dhe kanë mbushur fushën e stadiumit “Elbasan Arena”.
Kjo ka shkaktuar shtyrjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës. Kombëtarja e femrave do të luante në kuadër të eliminatoreve EURO 2020 në orën 17:00 por si pasojë e shiut të furishëm fusha e stadiumit është përmbytur dhe ka qenë e pamundur zhvillimi i takimit. /Opinion.al