Një stuhi e fuqishme ka prekur një pjesë të Shteteve të Bashkuara te Amerikës.
“Stuhia Jonas”, e cila ka mbërritur në Washington mbrëmjen e djeshme.
Tenesi, Karolina e veriut, Virxhinia, Marilend, Pensilvania dhe disa pjesë të tjera janë në gjendje emergjence.
Dëmet pritet të jenë të medha si pasoje e kësaj stuhie. Ajo po konsiderohet si epike nga sinoptikanët amerikanë, ndonëse ishte e paralajmëruar.
2 milion amerikanë do të preken nga 1 cm borë, 47 milion nga 6 cm, dhe 22 milion amerikanë nga më shumë se një këmbë borë.
Probleme janë regjistruar edhe si pasojë e erërave të forta. Bëhet gjithashtu thirje të evitohen udhëtimet.