Reshjet e shumta të shiut dhe stuhia po vijojnë të shkaktojnë probleme në vend.
Mësohet se përmbytje të shumta ka patur në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme.
Raportohet se ne disa akse rrugore është bllokuar qarkullimi dhe gjithashtu është pezulluar lundrimi në det.
Disa nga zonat më problematika janë lagjia “1 maji”, “24 maji” disa zona në qendrën e qytetit, rruga “Transballkanike”, zona e “Albano e Romina”.
Parashikohet që do të ketë ende reshje të shiut, situatë që do të normalizohet ditën e nesërme.
Kapiteneria vijon të mbajë vendimin e pezullimit të lundrimit. Mësohet se është pezulluar edhe lundrimi i tragetit Vlorë-Brindizi.