Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studiuesi i kërkon popullit francez të mos harrojnë thirrjet e shqiptarëve

2020/04/19 at 10:30 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Studiuesi i kërkon popullit francez të mos harrojnë thirrjet e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja- “Le Phare de la Loire” ka botuar, të mërkurën e 19 janarit 1898, në ballinë, manifestin e popullit shqiptar të 1 janarit 1898, të përkthyer asokohe nga studiuesi, gazetari dhe shkrimtari francez Léon Cahun.


Buletini ditor

Paris, 18 janar.

Manifesti i parë i popullit shqiptar, i gatshëm për të marrë armët, sapo është botuar; e kisha për detyrë ta bëj të njohur në Francë, përtej lidhjes personale të miqësisë dhe respektit që kam ndaj kombit “Chkipe”; përtej miqve të mi Qemal Beut, Besim Omerit dhe Frank Spiro begut (Faik Konicës), edhe sikur popullin shqiptar ta zbuloja për herë të parë, unë do të duhej t’a publikoja deklaratën me të cilën ai pohon autonominë dhe vullnetin e tij; këtë gjë e kam për detyrë si francez, si republikan, si ushtar i vjetër në betejën për liri, për drejtësi, për njerëzim, në të cilën luftoi, këtu dhe atje, për gati dyzet vjet.

Manifesti është i datës 1 janar, dhe i drejtohet të gjithëve :

“Në emër të popullit shqiptar, të Lidhjes së Prizrenit, të lidhjeve dhe komiteteve të tjera të formuara në tokat e Chkipérie (Shqipërisë) për mbrojtjen e atdheut; Shoqëria Kombëtare Shqiptare në Itali, Shoqëria Shqiptare “Dituria” në Bukuresht; Komiteti Shqiptar në Kostandinopojë, “Vëllazëria” shqiptare në Egjipt, dhe Shoqëria “Deshire” në Sofje; u bën apel shqiptarëve nga Italia, Greqia, Egjipti, Bullgaria, Serbia, Rumania dhe Dalmacia. Popujve fqinjë, ai (populli shqiptar) u ofron një paqe besnike dhe një miqësi të sinqertë, nëse heqin dorë nga pretendimet e padurueshme “nëse grekët, bullgarët, serbët, malazezët deklarojnë veten si vëllezërit tanë, ata do të jenë të mirëpritur; ne, si të tillë, do t’i pranojmë. Pra, secili le të qëndrojë zot në shtëpinë e tij. Ne nuk kemi pretendime në territoret e tyre; Ne duam Shqipërinë për Shqiptarët.”

Fuqive, populli shqiptar u kërkon vetëm respekt për të drejtën ndërkombëtare, pra asnjanësinë. Për herë të parë, në Lindje, një komb flet me vetëdije të plotë për veten, për të drejtën e tij, për nderin e tij, për burrërinë e tij; Kërkoj nga lexuesit francezë të mos harrojnë këto fjalë të forta të popullit shqiptar :

“Ne nuk ngremë zërin për të bërë kërcënime arrogante; ne nuk kërkojmë gjithashtu nga të huajt që të kenë mëshirë ndaj racës sonë. Ne i bëjmë thirrje nderit dhe besnikërisë së fuqive; që ato të respektojnë ndaj Shqipërisë parimin e mosndërhyrjes, bazën e së drejtës ndërkombëtare, garantimin e evolucionit progresiv të popujve.”

E thjeshtë dhe e qartë është kërkesa e shqiptarëve, të cilën ata janë të gatshëm ta mbështesin me armë :

“Të gjithë, për sa kohë që jemi, pavarësisht bindjeve tona fetare, të gjithë njëzëri dhe në marrëveshje, i kërkojmë Shkëlqesisë së Tij Sulltan Abdyl Hamid Khan II autonominë administrative në tokat e Shqipërisë.”

Nga autonomia administrative e Shqipërisë do të lindë revolucioni i madh i cili do t’u japë forcë dhe jetë popujve të Lindjes, të rraskapitur, anemikë, të mërzitur, të shpërndarë jashtë vendit nga urrejtja fetare; dhe pikërisht në emër të fesë, ky komb fisnik shqiptar, këta myslimanë, këta katolikë, më në fund denoncojnë padrejtësinë e shkuar, nga e cila Lindja po vdiste, nëse, në fund të fundit, ata nuk do të ishin ngritur, të fortë me besimin e tyre në vetvete !

“Shkëlqesia e Tij Sulltani do të duhet t’i dëgjojë këto dëshira të drejta të një populli të tërë dhe do të duhet t’i plotësojë ato sepse Kurani ia imponon atij. Për herë të parë, ai nuk do të dëshirojë të rebelohet kundër ligjit suprem të atyre që besojnë në profet.

Në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtin besim, ne i bëjmë thirrje famulltarit të Jezu Krishtit në tokë, hierarkit sovran të Fesë së Krishterë në Romë; i kujtojmë atij respektimin e Ligjit hyjnor, që farisenjtë (Pharisiens), varret e zbardhura nën rrobat e ministrave të Ungjillit, shfrytëzojnë për armiqtë ndaj fisnikëve; duke nxitur mosmarrëveshje dhe përçarje midis të krishterëve dhe myslimanëve, ata sjellin vetëm gjakderdhje.

Sepse Ungjilli, ashtu si Kurani, është ligji më i lartë i dashurisë dhe vëllazërimit dhe nuk mund të lejojë që të vazhdojë urrejtja midis vëllezërve dhe vëllezërve.”

Kjo është fjala e kombit shqiptar; Jam i lumtur që e përktheva atë dhe ua bëra të njohur francezëve. Pas një nate kaq të gjatë, dita më në fund po zbardh, në Lindjen e Evropës: “Ex Oriente Lux.”

Léon CAHUN

(Léon Cahun, i lindur me 23 qershor 1841 në Haguenau (Bas-Rhin) dhe vdiq më 30 Mars 1900 në Paris, ishte një shkrimtar, gazetar, specialist në çështjet e Lindjes dhe studiues francez, autor i romaneve aventureske.)

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-phare-de-la-loire-1898-kur-studiuesi-francez-leon-cahun-u-kerkonte-bashkekombasve-te-tij-te-mos-harronin-fjalet-e-popullit-shqiptar-ne-manifestin-e-1-janarit-1898-qe-sapo-kishte-perkthyer/



Ju sugjerojmë

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
-U tha në Opinion

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

12 Janar, 2026 10:51 pm
SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
Bota

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

12 Janar, 2026 10:36 pm
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
Bota

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

12 Janar, 2026 9:41 pm
Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat
Bota

Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat

12 Janar, 2026 9:21 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

12 Janar, 2026 8:41 pm
24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera
Aktualitet

24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera

12 Janar, 2026 8:21 pm
OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë në Ukrainë në vitin 2025 nga sulmet ruse
Bota

OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë në Ukrainë në vitin 2025 nga sulmet ruse

12 Janar, 2026 8:10 pm
Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore…
Aktualitet

Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore…

12 Janar, 2026 7:54 pm
Shefi i NATO: Aleatët po bisedojnë hapat për të mbajtur Arktikun të sigurt
Bota

Shefi i NATO: Aleatët po bisedojnë hapat për të mbajtur Arktikun të sigurt

12 Janar, 2026 6:38 pm
Para
Covid-19/ Ajo që do të vijë më pas do të jetë një “normale” e re

Covid-19/ Ajo që do të vijë më pas do të jetë një "normale" e re

Qëlluan me armë zjarri, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri
















TE FUNDIT

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
12 Janar, 2026

Një nga pamjet e shumta virale të përmbytjeve që kanë zgjatur për rreth një javë në vend ishte edhe momenti...

Lexo më shumë

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
12 Janar, 2026

U deshën vetëm disa ditë me mot të keq që i gjithë vendi ynë, të kalonte në një situatë alarmante...

Lexo më shumë

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
12 Janar, 2026

Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është një nga historitë më të gjata, më të ndërlikuara dhe më shpërthyese...

Lexo më shumë

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
12 Janar, 2026

Karoline Leavitt, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e përdorimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com