Një skuadër nga Universiteti Veriperëndimor i Kalifornisë ka ekzaminuar kostot e fshehura të të qenit një prindër i kujdesshëm. Ata zbuluan se teksa fëmijët e prindërve të dedikuar janë më të zhvilluar emocionalisht dhe më të plotësuar, prindërit e tyre shfaqin çrregullime kronike.
Studiuesit vëzhguan 247 çifte prindërish dhe fëmijët e tyre adoleshentë, duke kuptuar se prindërit e dedikuar shfaqnin shenja të larta depresioni, pasi i kushtoheshin plotësisht problemeve të fëmijëve të tyre.