Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit thonë se njerëzit mbipeshë vuajnë më shumë nga humbja e kujtesës.
Ky konstatim është gjetur më i përhapur te të rinjtë. Ata që janë obezë kanë probleme më të mëdha me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre.
Raporti i publikuar nga revista e psikologjisë “The Quarterly Journal of Experimental Psychology” pohon se pesha trupore ndikon shumë te aktiviteti mendor.