Pa një kurë ose vaksinë specifike COVID-19 do të vijojë të kthehet në mënyrë periodike deri në vitin 2025.
Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën “Science” nga Shkolla e Shëndetit Publik T. H. Chan në Universitetin e Harvardit.
Aty thuhet se masat e distancimit social do të vijojnë të jenë në fuqi ndërsa karantina do të rikthehet me periudha shkëputjeje deri në vitin 2022.
Duke aplikuar një model matematikor, studiuesit thonë se sapo kufizimet të hiqen infeksioni do të rifillojë përsëri.
Megjithatë ata pranojnë se një variabël e rëndësishme në modelet e tyre mbetet ende e panjohur. Ajo ka të bëjë me kohëzgjatjen e mbrojtjes së dhënë nga antitrupat anti-COVID-19. Kjo është arsyeja pse studiuesit theksojnë nevojën për të kryer studime serologjike mbi popullatën urgjentisht. /Opinion.al