Marrëdhënia jo e mirë me shkollën dhe detyrat e tepërta (sipas tyre), i rendit studentët italianë ndër më të stresuarit në Europë.
Ky është rezultati i nxjerrë nga raporti 4-vjeçar mbi shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve, nga zyra europiane e OMS (Organizata botërore e shëndetit), që ruan të dhënat e të rinjve 11, 13 e 15 vjeç.
Sipas të dhënave të nxjerra, vetëm 26% e vajzave 11-vjeçare dhe 17% e djemve të po të njëjtës moshë, shprehen se shkolla u pëlqen shumë.
Një rezultat ky, që bie kur i referohemi 15-vjeçarëve. Duke qendruar tek kjo moshë, zbulojmë se një pjesë e mirë e tyre ka rezultate të mira, ose ekselente, po jo në të njëjtin nivel me vendet e tjera europiane.
“Është i nevojshëm një rishikim i programeve të studimit, për t’i dhënë mundësinë të rinjve të jenë më të qetë, e pa stres të panevojshëm”, thotë Franco Cavallo, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Torinos.