Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi i Bankës Botërore për taksën progresive/ Jorida Tabaku: Taksa progresive është kthyer në mallkim për shqiptarët

2018/03/22 at 12:37 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi i Bankës Botërore për taksën progresive/ Jorida Tabaku: Taksa progresive është kthyer në mallkim për shqiptarët

Nën kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me taksën progresive në Shqipëri dhe ndikimin e saj. Siç shpjegohet në shkrim taksa progresive e cila kishte si qëllim uljen e shpenzimeve dhe rritjen e ekonomisë, në fakt po i varfëron më tepër shqiptarët. Me këto argumenta dhe me një studim të Bankës Botërre, Tabaku ka treguar se si po rritet varfëria në Shqipëri.


Tabaku: Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët edhe pse paguajmë 2 miliardë dollarë taksa më shumë.
Deklaratë e nëkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku
Edi Ramës i është rrëzuar zyrtarisht edhe karta kryesore më të cilën erdhi në pushtet: se me taksën progresive, 97 përqind e shqiptarëve do të paguajnë më pak.
Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfërit, është kthyer në mallkim.
Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente.
Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.
E vërteta është se, që kur Edi Rama erdhi në pushtet, taksa progresive ka varfëruar akoma më shumë të varfrit, ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë taksa.

• Për shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon,
• Çmimi i energjisë është rritur, me 24 përqind për 75 përqind të konsumatorëve
• Çmimi i ujit është rritur me 40 përqind dhe pritet që të rritet sërish,
• Bizneset e vogla janë futur në skemën e TVSH-së, ndërsa miqtë oligarkë të kryeministrit, për llogari të të cilëve shqiptarëve po u grabitet prona me vendim qeverie, janë përjashtuar nga TVSH-ja. Nga ana tjetër, është rritur tatimi për të arhdurat personale deri në 23 përqind dhe tatimi mbi fitimin, në 15 përqind.
Shqiptarët duhet ta dinë se po paguajnë më shumë taksa, rreth 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit, për llogari të një grushti klientësh të kryeministrit dhe familjes së tij, për të cilët taksat e shqiptarët po përkthehen në fitime për konçesionet.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje politikat e gabuara të qeverisë, e cila, megjithëse ka rritur taksat, nuk ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe nuk ka bërë investime, nuk shërbejnë qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit, siç është rasti i Rilindjes Urbane.
Ne mendojmë që rruga e vetme për të shpëtuar ekonominë dhe mbi të gjitha për të nxjerrë vendin nga moçali i varfërisë ekonomike, është taksa e sheshtë. Ne jemi të bindur që vetëm aplikimi i një takse të sheshtë, ku gjithsecili të paguajë pjesën e tij proporcionale të taksës, mundet të ndihmojë rritjen e nivelit të konsumit. Ne besojmë që një taksim i ulët dhe i sheshtë do të ndihmojë sipërmarrjen vendase për të dalë nga vargonjtë e taksimit të padrejtë të vendosur nga qeveria Rama.

Etiketa: tabakutaksa progresive


Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Para
Peter Lumaj ambasador në Tiranë? Ja çfarë thotë Shtëpia e Bardhë

Peter Lumaj ambasador në Tiranë? Ja çfarë thotë Shtëpia e Bardhë

“Të pres fytin”, policia arreston babain që grushtoi e kërcënoi trajnerin e “U-16”, Migen Memelli

“Të pres fytin”, policia arreston babain që grushtoi e kërcënoi trajnerin e "U-16", Migen Memelli

Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit

Pse janë akoma beqare shenjat e horoskopit?
















TE FUNDIT

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
3 Nëntor, 2025

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të...

Lexo më shumë

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Auto-Skicë
3 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com