Analiza të reja gjenetike të gjakut të Adolf Hitlerit kanë zbuluar të dhëna të jashtëzakonshme për origjinën dhe shëndetin e tij. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh analizoi një copë të njollosur me gjak nga divani i bunkerit ku Hitleri vrau veten, duke konfirmuar se gjaku ishte realisht i tij, pasi përputhej me ADN-në e një të afërmi mashkull.
Gjetja e parë e rëndësishme, Hitleri nuk kishte prejardhje hebraike, një thashethem që qarkullonte prej një shekulli. Për më tepër, analiza sugjeron se ai vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin e organeve seksuale. Më të debatueshme janë rezultatet që tregojnë një predispozitë të lartë gjenetike për autizëm, ADHD, skizofreni dhe çrregullim bipolar.
Ekspertët theksojnë se kjo nuk është diagnozë dhe nuk nënkupton se ai i kishte këto probleme neurologjike. Pikërisht kjo gjë ka ngritur shqetësime për stigmatizim dhe për etikën e studimit.
Disa shkencëtarë e quajnë analizën tepër spekulative, duke paralajmëruar se gjenetika nuk mund të shpjegojë sjelljen njerëzore apo krimet historike.
Organizata të autizmit në Britani e kritikuan dokumentarin mbi studimin, “ADN- ja Hitlerit, gjurmët e një Diktatori”, duke e cilësuar si “të pandjeshëm dhe keqinformues”.
Nga ana tjetër, studiuesit e përfshirë argumentojnë se kërkimi ishte i pashmangshëm dhe se mund të ndihmojë të kuptojmë më mirë figurën historike të Hitlerit, për sa kohë interpretohet me kujdes dhe pa sensacionalizëm. Pavarësisht polemikave, rezultatet tani janë në rishikim shkencor dhe, sipas ekspertëve, përgjegjësia bie tek si shkencëtarët, gazetarët apo shikuesit, për t’i interpretuar atome maturi dhe pa krijuar stigmatizim.

















