Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ ‘Emigracioni ka ulur kriminalitetin në Gjermani’

2016/07/08 at 10:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë do ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe?

A janë shtuar krimet në Gjermani prej emigrantëve, si pretendojnë të djathtët? Një studim i fundit tregon se jo dhe se nuk ka lidhje mes origjinës dhe kriminalitetit.

Pas ngacmimeve dhe sulmeve seksuale natën e Vitit të Ri në Këln, të cilat u bënë prej emigrantësh nga vendet e Afrikës Veriore, në Gjermani pati një valë zemërimi dhe frike. Tani pas një gjysmë viti në Këln filloi procesi ndaj një alegjeriani dhe një irakeni. Shifra dhe fakte kundrejt miteve Që prej natës së Vitit të Ri ka dyshime për aftësinë e refugjatëve, sidomos atyre nga vendet islamike, për t’u integruar në Gjermani. Po ashtu prej kësaj kohe po diskutohet, nëse bashkë me refugjatët dhe emigrantët në Gjermani po shtohet edhe kriminaliteti.

Sipas studimit të fundit të “Qendrës për Migrimin” nuk ka ndonjë lidhje mes prejardhjes dhe kriminalitetit. Autori i studimit, kriminologu Christian Walburg, ka analizuar statistikat e Entit Federal për Migracionin dhe thotë për DW-në se në shumicën e fushave klasike të kriminalitetit nuk ka ndonjë rritje të veprave penale.

Përjashtim bëjnë vjedhjet e banesave dhe vjedhjet e xhepave, ku vërehet një rritje e qartë. Megjithatë, këto krime nuk kryhen nga refugjatët thekson Ulf Kuch, drejtor i hetimeve në Braunshvajg. Kuch dallon dy grupe autorësh: “Së pari ata që vijnë nga Evropa Lindore dhe ata nga vendet e Magrebit. Por ata nuk bëjnë pjesë në grupin e njerëzve që erdhën në Gjermani vitin e kaluar me fluksin e refugjatëve,” tha Kuch për DW-në. Në shumë raste fjala është për njerëz që jetojnë prej vitesh në Gjermani. “Imigrimi ul kriminalitetin” Në rezultate edhe më të habitshme ka arritur Sandra Bucerius, kriminologe në vendin klasik të emigracionit Kanada. “Studimet në arenën ndërkombëtare tregojn në mënyrë të qartë se emigracioni në përgjithësi e ul dhe nuk e ngre përqindjen e kriminalitetit”, thotë studiuesja për DW.

Por Bucerius diagnostikon një rritje të krimit në brezin e dytë. Si faktor veçanërisht i fortë rreziku është sipas saj mungesa e integrimit social, pra në sistemin shkollor, në tregun e punës, apo në hapjen e përgjithshëm të shoqërisë ndaj imigrantëve. Në vendet tradicionale të emigracionit, kriminologia Bucerius konstaton se ky integrim funksionon më mirë se në vendet evropiane. (DW)

Ju sugjerojmë

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

31 Maj, 2025 9:35 am
Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
Bota

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

31 Maj, 2025 9:30 am
Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
Bota

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

31 Maj, 2025 9:27 am
I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari
Kronikë

I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

31 Maj, 2025 9:23 am
Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni
Bota

Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni

31 Maj, 2025 9:16 am
Zëvendës kryeministri i Kosovës: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Rajoni

Zëvendës kryeministri i Kosovës: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

31 Maj, 2025 8:57 am
Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

31 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 Maj, 2025 8:11 am
Para
Francë-Portugali finalja e “Viktimave” të Shqipërisë, ja ç’thotë De Biasi

Francë-Portugali finalja e "Viktimave" të Shqipërisë, ja ç'thotë De Biasi

Bylykbashi: PS të pranojë ofertën e re të kompromisit

Rama pranon vendet e rezervuara, por do një divan me 8 vende për vete

Xherdan Shaqiri në Prishtinë, jo vetëm pushime por edhe takime me ….

Xherdan Shaqiri në Prishtinë, jo vetëm pushime por edhe takime me ....

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
31 Maj, 2025

Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
31 Maj, 2025

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë...

Lexo më shumë

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
31 Maj, 2025

Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga...

Lexo më shumë

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
31 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 50% për çelikun e importuar, duke dyfishuar tarifat aktuale....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com